E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirë të jetë kjo finale, si ajo e Stambollit

Sot janë bërë 8 vite që kur adhuruesit e futbollit patën rastin të shikojnë finalen më të mirë ndonjëherë më sportin më popullor në botë. 25 maj i vitit 2005 ishte data kur Liverpooli shkruajti historinë në 120 minuta ndeshje në finalen përballë Milanit.

Adhuruesit e futbollit nga viti në vit lakmojnë që edhe një herë që në Ligën e Kampionëve të ketë një finale kaq të madhe, me plot gola, rikthime, emocione e dramë.

Finalja e Stambollit mbetet finalja që ka lënë më së shumti gjurmë në garën më të fuqishme evropiane, duke mbetur frymëzim për të gjithë finalistët se në futboll asgjë nuk ështe e pamundur dhe se shpirti i skuadrës në fund triumfon.

Atëbotë Rafael Benitez me të përzgjedhurit e tij ishin duke humbur 0 me 3 nga pjesa e parë me Milanin, duke bërë që në 45 minutat e parë të ndeshjes në Itali të ndizej festa, të shpenzoheshin fishekzjarret dhe të urojnë njëri tjetrin për titullin kampion.

Ishte legjendari Stiven Gerrard ai që të pamundurën e bëri të mundur duke ndezur publikun e jashtëzakonshëm anglez të cilët kur pikërisht Gerrard e ngriti trofeun, ende nuk mund ta besonin se kjo gjë po ndodhte.

"Unë e di që ju mundeni. Ju keni patur vetëm 45 minuta të kota, por ju mund ti bëni 45 minuta historie. Ju e keni përpara një Stiven Gerrard ndërsa shikuesit po qajnë për ju. Unë dua që ata të të vazhdojnë të qajnë prapë, por nga gëzimi. Unë besoj në ju, sepse ju jeni në finale dhe bota po ju shikon" ishin disa nga fjalët motivuese që super Rafa Benitez i kishte thënë për lojtarët e tij në pushimin e pjesës së parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›