E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësitë e Barak Obamës

Njerëzit duartrokasin të ngazëllyer. Ndryshime, reforma, një Uashington pa lobistë. Janë sloganet e Obamës që ngazëllejnë njerëzit, por të shprehura nga Green këto slogane duken si një kritikë në adresë të tij. Njerëzit duket se nuk janë më të sigurt nëse Obama e ka pasur seriozisht kur i ka përmendur këto gjëra gjatë fushatës. Ata ende dëshirojnë ti ndihmojnë, por ai nuk është më aq i afërt siç ka qenë gjatë fushatës

Nga Die Welt
Janë tubuar para Capitol Hillit, ndërtesës së bardhë të Parlamentit në zemër të kryeqytetit të SHBA-së, duke mbajtur qirinj në duar. Nuk mund të presim më gjatë, është mbishkrimi në pankartat e tyre. Të rinj, të moshuar. Turma prej 150 të tubuarve i ngjason grupit të ithtarëve të presidentit Barak Obama në fushatë.

Ata demonstrojnë në mbështetje të projektit të Obamës për sigurim shëndetësor për të gjithë amerikanët, njëjtë si edhe qindra grupe tjera anembanë SHBA-së.

Por, pastaj para të tubuarve del për të folur Iris Green, një afro-amerikane, e cila e ka mbështetur Obamën gjatë gjithë fushatës së tij presidenciale.

Por, ajo tërheq vërejtjen: Obama duhet të tregojë guxim. Ai duhet të angazhohet me vendosmëri për realizimin e planit të tij për shëndetësi, kundër republikanëve, kundër lobistëve.

Njerëzit duartrokasin të ngazëllyer. Ndryshime, reforma, një Uashington pa lobistë. Janë sloganet e Obamës që ngazëllejnë njerëzit, por të shprehura nga Green këto slogane duken si një kritikë në adresë të tij. Njerëzit duket se nuk janë më të sigurt nëse Obama e ka pasur seriozisht kur i ka përmendur këto gjëra gjatë fushatës. Ata ende dëshirojnë ti ndihmojnë, por ai nuk është më aq i afërt siç ka qenë gjatë fushatës.

Disa qindra metra më larg, këshilltarët e Obamës janë tubuar në Shtëpinë e Bardhë për ta planifikuar strategjinë e tij të re. Porosia gjatë fushatës për ndryshime tani po tejkalohet nga përditshmëria e vështirë politike. Pushimi veror në gusht i ka dhënë një goditje të re Obamës.

Votuesit e djathtë në tërë vendin protestuan kundër reformave të tij në fushën e shëndetësisë, të cilat mund ti kushtojnë administratës deri në një miliard dollarë. Deri më 15 shtator është paraparë që një Komiteti i Kongresit ta përgatitë propozimin e ri, por analistët nuk besojnë se Komiteti do të jetë në gjendje ti përmbahet këtij afati. Gati dy e treta e amerikanëve janë të mendimit se Obama nuk u ka shpjeguar atyre si duhet pikat kryesore të reformës së tij.

Republikanët po organizojnë tubime masive për të protestuar kundër borxhit të shtuar shtetëror dhe kundër shpenzimeve për financimin e projekteve të shëndetësisë.

Edhe shifrat tjera nuk janë aspak pozitive për Shtëpinë e Bardhë. Është e vërtetë se ekonomia ka filluar të këndellet, por shkalla e papunësisë mbetet e lartë.

Në Afganistan, gjatë gushtit janë vrarë më së shumti amerikanë që nga fillimi i luftës, në vitin 2001. Komentuesit tashmë kanë nisur të shkruajnë për Vietnamin e Obamës. Ajo që është më e keqja, mbështetja për Obamën ka rënë nën 50 për qind. E djathta është e tërbuar, e majta ka filluar të ankohet si në rastin e demonstruesve para Capitol Hillit. Ata frikësohen se Obama do të lëvizë kah qendra më shpejt se çduhet.

Ai ka bërë gabime dhe e ka humbur kontrollin. Nuk është qartësuar se për çfarë në të vërtetë angazhohet ai, theksoi Norman Birnbaum, sociolog në Universitetin Georgetown, në Uashington.

Tani Obama planifikon që javën e ardhshme ta mbajë një fjalim para Kongresit për të joshur përkrahje për reformat e tij. Presidenti do të jetë energjik. Koha po ecën, theksoi këshilltari i Obamës, David Axelrod.

Por, vetëm retorika me gjasë nuk do të mjaftojë. Amerikanët nuk dëshirojnë fjalime, ata dëshirojnë të kenë një plan, theksoi zyrtari më i lartë i republikanëve, John Boehner. Obama, me gjasë, gjatë fjalimit do ti ofrojë koncesione kundërshtarëve të reformave të tij.

Krahas gjendjes ekonomike, Shtëpia e Bardhë është tejet e brengosur edhe për situatën në Afganistan. Më shumë se gjysma e amerikanëve kanë theksuar se nuk e kuptojnë më domethënien e misionit amerikan në Afganistan. Grupet që angazhohen kundër luftës tashmë kanë vënë në qarkullim peticionin për tërheqje nga Afganistani.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›