E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vestervelle: Marrëveshja për asociim me BE-në e Kiev, në pikëpyetje

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka thënë se dështimi i Ukrainës për të adresuar shqetësimet në lidhje me ish-kryeministren e burgosur, Julia Timoshenko, mund të kërcënojë marrëveshjen për asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, negociata që vazhdojnë ndër vite.

Vestervelle tha se Berlini është përgatitur të bllokojë ratifikimin e marrëveshjes politike dhe tregtare nëse Kievi nuk shqyrton çështjet ligjore në lidhje me rastin Timoshenko.

Ish-kryeministrja e Ukrainës është ankuar për abuzime në burg, ku po vuan dënimin prej shtatë vjetësh, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Ndërkaq gjatë kësaj jave Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton bëri thirrje për lirimin e Timoshenkos.

Edhe zyrtarët evropianë kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ndeshjet e futbollit, Euro 212, në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›