E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VetëVendosje manipulon opinionin, përdor pamjet e tubimit në Gjilan për atë të Podujevës (FOTO)

Një fenonemen të ri manipulimi me informacionin, ka gjetur partia në pushtet, kësaj radhe, duke përdorur fotografi dhe video të montuara për të krijuar përshtypje të gabuar.

Këtë e dëshmon rasti i djeshëm, kur Lëvizja Vetëvendosje pamjet që ndau për publikun nga tubimi në sheshin e Podujevës, ishin në të vërtetë një bashkim i dy tubimeve, edhe të atij të Gjilanit, transmeton klankosova.tv.

Pamjet që u paraqitën publikisht në kanalet zyrtare të partisë, përfshinin një shtyllë të ndriçimit publik dhe elementë të tjerë që nuk kishin lidhje me tubimin e vërtetë të zhvilluar në Podujevë.

Kjo tregon se propaganda e Lëvizjes Vetëvendosje, me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin, ka arritur deri në detaje të tilla, ku përpjekjet për të manipuluar perceptimin e opinionit publik nuk kanë kufij.

Mbi këtë situatë ka denoncuar për përdoruesit e rrjeteve sociale edhe opinionisti Berat Buzhala, si dhe gazetari Lirim Mehmetaj.

Buzhala i quajti mashtrues përfaqësuesit e kësaj Lëvizjeje.

”Kuku po ne zor jane keta te pushtetit
Per shkak se ne Podujeve nuk ka pase pjesemarrje te qytetareve ne tubim, i kane falsifiku fotografite. I kane marre do pamje te Gjilanit, i kane bo bashke me te Podujeves. Kane harru qe dikush e din qe qaso ndriçimi nuk ka ne shesh te Podujeves, por ne Gjilan.
Fotoja e pare: Kinse pamje nga Podujeva;
Fotoja e dyte: Gjilani
Fotoja e trete: Qysh doket nje shtylle e ndriçimit ne Gjilan, e cila nuk ekziston ne Podujeve.
Fotoja e kater: Lloji i ndriçimit ne Podujeve.
Suksese mashtrues”, shkruan Buzhala duke bashkuar edhe fotografitë faktike nga tubimi.

Kurse po Mehmetaj, e cilësoi këtë si një mashtrim të Vetëvendosjes, por të një niveli tjetër duke e cilësuar të tepërt dhe kriminale.

”E ky është mashtrim tash në një nivel krejt tjetër – Vetëvendosja i merr pamjet e tubimit në Gjilan dhe i monton kinse janë pamje në Podujevë
Vetëvendosja e ka shpërndarë një video nga tubimi në Podujevë.
Por, për arsye që akoma nuk po i kuptoj krejtësisht, derisa fjalimi i Kurtit lëshohet në sfond ai që mbajti në Podujevë, pamjet dalin nga sheshi i tubimit në Gjilan.
Pastaj kthehen disa pamje edhe në sheshin në Podujevë.
Kësi niveli të mashtrimit – i cili me gjasë është bërë për të krijuar iluzion se ka pasur njerëz shumë siç patën në Gjilan – unë kam parë vetëm nga ekipi propagandistik i Vladimir Putinit.
Kjo është e tepërt, është e rrezikshme e kriminale.
Këta, jam thellësisht i bindur, që do të tentojnë edhe manipulim të rezultatit zgjedhor. Duhet të kihet shuuuumë kujdes ditën e zgjedhjeve, sidomos pas orës 19:00.
Ama shumë kujdes”, shkruan Mehmetaj duke shoqëruar edhe dëshmitë./klankosova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›