E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëm 17-vjeç, një talent kuqezi në Serie A, gati të përballet me Ramadanin dhe Berishën

Një tjetër shqiptar ka shansin e artë për të debutuar në Serie A, në elitën e fubollit botëror. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Xheto Nuredini, i cili ëhstë grumbulluar sot nga skuadra e Xhenoas në përballjen me Leçen.

Nuredini është pjesë e kombëtares U-19.

Nuredini ka spikatur me paraqitjet e tij te Xhenoa U-20 këtë sezon. Me 6 gola të shënuar dhe 10 asistime në 23 ndeshje të Primaverës, ku vetëm 10 i ka nisur nga fillimi.

Sulmuesi shqiptar konsiderohet një talent që premton shumë për Xhenoan. Sfida e javës së 29-të në Seria A i gjen në vendin 12-të, përballë Leçes që kërkon pikë për mbijetesën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›