Vetëm 21 me 0

Një fitore e thellë dhe e paharruar është shënuar në ndeshjen kualifikuese të femrave për Kampionat Botëror mes Jordanisë dhe Kuvajtit.
21 me 0 ishte rezultati i fitores historike. Madje në 20 minutat e para të ndeshjes rezultati ishte 6 me 0 për Jordaninë.
Jordania nuk u ngop në asnjë minutë me gola duke realizuar pothuajse çdo 5 minuta duke e "tmerruar" portieren kuvajtiane.