E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm me arabët bëjmë biznes? Rama: Mbi 1 miliardë euro investime të reja bëhen çdo vit nga BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur sërish interesit dhe pyetjeve të qytetarëve që bëhen në rrjetet sociale.

Në rubrikën e tij “Sy më Sy” në Facebook, Rama ju është përgjigjur qytetarëve që interesohen të dinë nëse Shqipëria ka marrëdhënie ekonomike vetëm me vendet Arabe, duke marrë shkas nga takimi i fundit i kryeministrit, dhe a ka marrdhënie ekonomike dhe tregtare me BE-në dhe SHBA-të.

Në përgjigjen e tij Rama thekson se në Shqipëri investimet e huaja perëndimore kryesisht të vendeve të BE dhe SHBA tejkalojnë mbi 1 miliardë euro.

Ndërkohë shtoi se Shqipëria është përzgjedhur gjithashtu nga qeveria amerikane për një financim të madh në fushën e energjisë.

Ndërsa thekson se po ashtu Shqipëria po çon një tjetër nivel edhe marrdhëniet me vendet Arabe për të përfituar sa më shumë.

“Nuk e di për kë e kanë që s’ka interes. Duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve, dhe Italia është në Europë. E dini sa biznes bëjnë bizneset e huaja në Shqipëri? Investime të reja mbi 1 miliardë euro. Po ne qeveria sa projekte bëjmë me financime të huaja, e dini se nga vijnë? Nga Europa, dhe para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se ka zgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. Siç kemi çuar në një bnivel tjetër marrdhëniet me SHBA dhe me Europën, kemi çuar në një tjetër nivel edhe atë me vendet Arabe”, thekson Rama në përgjigjen e tij drejtuar komentuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›