E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëndëshkohet Bosnja, por zhgënjen Ronaldinjo

Bosnjë-Hercegovina nuk ka mundur të ndalë Brazilin në miqësoren e djeshme, duke u vetëndëshkuar në minutën e fundit nga autogoli i Papac. Skuadra ballkanase luajti në fakt si e barabartë duke reaguar menjëherë, edhe pse u gjend në disavantazh në minutën e 4-t nga goli i Marçelos. Në të 13-tën, Ibisheviç arriti të barazojë shifrat, ndërsa “selesao” edhe me yje si Ronaldinjo e Nejmar nuk mundi të shkëlqente në lartësinë e emrit. Të dy trajnerët u besuan lojtarëve më të mirë që kishin në dispozicion. Sushiç luajti me Begoviç, Spahiç, Papac, Jahiç, Pandzha, Misimoviç, Medunjanin, Rahimiç, Pjaniç, Ibisheviç dhe Dzeko. Ndërsa Menesez luajti me Hulio Sesar, Dani Alves, Tiago Silva, David Luiz, Marçelo, Hernanes, Fernandinjo, Sandro, Ronaldinjo, Nejmar e Leandro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›