E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret i semuri ne spital

Një pacient i Spitalit Psikiatrik në qytetin e Elbasanit i ka dhënë fund jetës gjatë natës së të dielës në ambientet e këtij spitali duke u vetëvarur.

46-vjeçari Resmi Arapi nga Lushnja i shtruar per te dyten here ne kete spital i ka shpetuar vemendjes se personelit mjekesor duke u vetevarur me çarçaf ne tualetin e pavionit. Ne momentin qe pavionin nr.7 te spitalit eshte vene re mungesa e 46-vjeçarit ka qene shume vone per t’i shpetuar jeten, nderkohe qe kujdestari i turnit, eshte pezulluar nga detyra.   Policia ka nisur hetimet lidhur me vetevrasjen e pacientit ne ambientet e spitalit te Elbasanit. Hetimet jane duke u perqendruar ne sigurine brenda ambienteve te ketij spitali dhe pergjegjesine e personelit lidhur me ngjarjen. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›