E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje: Plani Ahtisari ndan Kosoven

Levizja “Vetevendosje” e konsideron si dicka negative zbatimin e planit “Ahtisari” nga qeveria e Kosoves.

Sipas aktivistit te kesaj levizjeje, Visar Ymeri, negativ eshte edhe fakti qe nderkombetaret po kontrollojne rendin dhe ligjin ne Kosove.

“Nje vit pas pavaresise ka edhe aspekte negative, si zbatimi i planit “Ahtisari” qe sjell ndarjen e Kosoves. Gjithashtu, negativ eshte edhe fakti se misioni EULEX do te kete ne dore rendin dhe ligjin”, ka pohuar Ymeri.

Duke folur per 1 vjetorin e shpalljes se pavaresise, Ymeri ka deklaruar se qeveria nuk duhet t’i lejoje deputetet serbe te hyjne ne Kosove.

“Qeveria ka gabuar ne lejimin e strukturave paralele serbe ne Kosove. Kjo tregon se ata nuk kane ndermend qe ta bejne Kosoven te pavarur”, ka shtuar Ymeri.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›