E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevendosje Privatizimi i PTK puc qeveritar

Prishtine 15 tetor NOA - Levizja Vetevendosje e ka denuar sot publikisht menyren e aprovimit te strategjise se privatizimit te PTK-se dje ne Kuvendin e Kosoves duke e cilesuar ate si nje puc qeveritar.

Hashim Thaci ne kundershtim me te gjitha parimet morale dhe politike madje ne kundershtim edhe me rregullat e caktuara nga ky pushtet i vetem e anuloi Kuvendin e Kosoves dhe tentoi ta imponoje nje vendim i cili i shkon per shtati vetem atij dhe nje grupi te ngushte njerezish qe i sillen verdalle. Meqenese eshte vendim i nje pakice njerezish shumica prej te cileve nuk jane as qytetare te Kosoves madje ky vendim eshte ne kundershtim te plote me interesat e popullit te Kosoves e rrjedhimisht edhe me vet vullnetin e tij tha ne deklaraten e tij per shtyp perfaqesuesi i Levizjes Vetevendosje

Sipas tij Posta dhe Telekomi i Kosoves eshte kompania me perfituese ne vend e cila vetem viteve te fundit i ka dhene buxhetit te Kosoves mbi 300 milione euro ne forme tatimi dividende etj.

Ajo sipas parashikimeve te eksperteve vlen rreth 800 milione euro me potencial te zgjerimit afarist shume me te madh. Perfitimet nga kjo kompani nuk jane vetem materiale por edhe te rendesise shoqerore. Prandaj edhe kundershtohet shitja e kesaj kompanie citojne drejtuesit e Vetevendosje.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›