Vetevendosje flet per SMS e publikuara ne media
Kuvendi i Kosoves
Prishtine 24 Shkurt 2011 NOA 8211 Votat e qytetareve te Kosoves me 12 dhjetor por edhe me 9 janar ishin skajshmerisht te vjedhura dhe te manipuluara. Deputetet te cilet dolen nga keto vota te vjedhura ata te PDK-se te AKR-se dhe te pakicave kombetare ne Kosove te te cilet doren ne zemer vjedhja e votes permes vendeve te rezervuara eshte e mbrojtur me ligj edhe vete dje iu nenshtruan nje procesi te manipulimit te votave.
Kete radhe permes kercenimit dhe shantazhit manipuloheshin votat e tyre.
Ky eshte qendrimi i shprehur nga Levizja VETVENDOSJE e cila vlereson keshtu se ne kete drejtim Presidenti dhe Kryeministri i vendit jane rrjedhoje e nje procesi te manipulimit te dyfishte zgjedhor ata i moren postet e tyre permes vjedhjes se votave te qytetareve dhe manipulimit te votave te deputeteve qe dolen nga votat e vjedhura te qytetareve.
Te dy manipulimet ishin te mbikeqyrura mire nga faktoret nderkombetar. Madje ky i dyti kishte mbikeqyrje aktive. Shtypi i sotem i nxori ne pah arsyet pse u zgjodh Pacolli president i vendit. Kjo arsye ne kete rast quhet Essad Puskar nje boshjako amerikan i cili kishte punuar nje kohe ne USAID ne Kosove dhe eshte aktualisht kryetar i Dasse Equity Group. Nje lloj Damir Fazlliqi ne Kosove thote Levizja VETVENDOSJE.
Sipas saj nderhyrjet me SMS te ketij personi ne procesin e zgjedhjes se presidentit te vendit paraqesin nje prej shperfaqjeve me eksplicite te fytyres se deligjitimuar dhe deinstitucionalizuar te postit te presidentit por edhe te qeverise se koalicionit te arritur rishtazi.
Per Levizjen VETVENDOSJE delegjitimi i tyre vjen nga nje hierarki e momenteve delegjitimuese si reale ashtu edhe formale programi politik i tyre qe nuk reflekton as vullnetin e as interesat e popullit te Kosoves votat e gjithmbarshme te qytetareve i shnderrojne keta ne perfaqesues te pakices shtoja kesaj edhe marzhen e vjedhjes procesi i mandatimit dhe zgjedhjes se tyre ne Kuvend u be i mundshem vetem me shkeljet e renda ligjore e procedurale.
Pervec qe nuk reflektojne vullnetin politik te popullit keta nuk resspektuan as dokumentet baze ligjore te cilat i kishin miratuar vete. Deinstitucionalizimi u shkaktua nga nderhyrjet e nderkombetareve. Zgjedhja e presidentit te vendit eshte dashur te jete nje proces qe ndodh ne institucione dhe para syve te publikut. Nderkohe qe kjo e djeshmja ndodhi brenda godines institucionale por larg syve te publikut permes mesazheve telefonike qe kercenonin dhe planifikonin skenare te pafund thekson Levizja VETVENDOSJE.
Kurse me tej shtron pyetjen A ta quajme kete demokraci Kjo menyre e pazarllekut me poste publike nuk len kurrfare hapesire per asnje fije dyshimi se kreret institucional po na imponohen. Dhe ky imponim dje ishte thuajse publik.
Ne fund te qendrimit vjen dhe kerkesa nga Levizja VETVENDOSJE Ne kerkojme nga ambasadori i ShBA-ve Christopher Dell te tregoje publikisht se cfare ndodhi dje. Ne SMS-at e botuar ne gazeta shihej qarte se edhe ai ishte i perfshire ne kete inxhiniering zgjedhor te presidentit. Dhe ia ka borxh qytetareve te Kosoves te tregoje se cfare e shtyu ate te marre pjese ne kete proces kaq jodemokratik dhe jopolitik qe ia zgjat jeten kryeministrore Thacit dhe ia nis ate presidenciale Pacollit.
e.t/NOA
Lajme te ngjashmeVetevendosje analize zhvillimeve ne KosoveTa pavaresojme pavaresineVetevendosje Albin Kurti u takua me KantrimenE pse duhet te behemi bashkeVjen ne Tirane e Prishtine kengetari i famshem Manu Chao LidhjeChristopher Dell Damir Fazlliq Dasse Equity Group Essad Puskar Levizja VETVENDOSJE Pacolli prishtine USAID Vetevendosje