E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vetëvendosje nuk është ekstrem i majtë”, Labinot Bislimi: Ka elementë të dukshëm neofashizmi

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Labinot Bislimi, i ftuar në Real Story tha se nuk e cilëson Lëvizjen Vetëvendosje si një forcë të ekstremit të majtë, por vlerësoi se ajo shfaq elementë të dukshëm të neofashizmit. Sipas tij, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes ideologjisë së majtë dhe tipareve që, sipas tij, lidhen me neofashizmin.

“Vetëvendosja nuk është ekstrem i majtë, e kam thënë në shumë studio. VV është nisur me dy krahë. Fashizmi nuk është për progresin, është për kthim në jetën primitive, VV është i kësaj ane. Madje, edhe terminologjinë “oligark” nuk e përdor e majta, është term që përdoret nga fashistët. E majta nuk e përdor këtë terminologji. Duhet të definojmë ç’është e majta dhe fashizmi.

Është një lëvizje e majtë e lidhur me mjedisin, ekologjinë, nga po shkojmë, çfarë produktesh na duhen. Por ka elemente fashiste, drejtpërdrejt kundër progresit. Nuk e kemi njohur deri vonë në Shqipëri, por kemi dallim mes një lëvizjeje shoqërore që po piqet, por që nuk kërkon pushtet, por vetëm ndikim tek ai.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›