Vetevendosje padit ministrin Rexhepi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë e Prishtinës një padi penale kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Kosovapress”, sipas të cilës padia përfshin edhe një truprojë të kryeministrit Thaçi, disa truproja të anëtarëve kabinetit, si dhe shefin e policisë.
Padia lidhet me ngjarjen e datës 17 tetor 2012, kur deputetët e Vetëvendosjes nuk u lejuan të hynin në hapësirat e kompleksit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në momentin kur po nënshkruhej kontrata për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.
Deputetët Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Albana Gashi, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca u dhunuan nga forcat e policisë.
Gjithësej 66 përfaqësues të Vetëvendosjes u arrestuan pasi tentuan të hynin në ambjentet ku do nënshkruhej kontrata. Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi disa prej tyre kapërcyen rrethinat e selisë së qeverisë.
Pas vendosjes nën kontroll të turmës nga policia, ishin deputetët e lëvizjes Vetëvendosje ata që qëndruan në hyrje të portës kryesore të qeverisë.
Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca kërkuan me ngulm që të hynin në sallën e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës.
Por policia e refuzoi kërkesën e tyre dhe pas disa minutash, në përpjekje për t'i bindur i nxori ata me dhunë jashtë oborrit të qeverisë. Albin Kurti gjithë këtë ngjarje e përkufizoi me termin “shtet policor”.
Ndërsa Policia e Kosovës në një deklaratë zyrtare e quajti protestën e Vetëvendosjes një sulm ndaj objekteve shtetërore.
Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, Naim Rexha, policia u detyrua të përdorte forcën. Rexha tha se mes të lënduarve ka pasur edhe pjesëtarë të forcave të rendit.
Komisioni paralmentar për punë të brendshme konstatoi lidhur me këtë ngjarje se Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme tejkaluan kompetencat në ngjarjet e 17 dhe 18 tetorit, gjatë protestave të lëvizjes Vetëvendosje.