E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje shpalos programin politik


Me pak se dy jave nga mbajtja e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne Kosove me 12 dhjetor Levizja Vetevendosje ka pritur sot ne dy takime te vecanta anetarin e Ansamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Bjorn Von Sydoe dhe anetaren e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek.

Ne nje deklarate per shtyp Vetevendosje ben me dije se ne te dy keto takime zyrtaret europiane u njohen me shtyllat kryesore te Programit Politik te Levizjes Vetevendosje si dhe ndryshimet ne koncept politik mes Levizjes Vetevendosje dhe klases politike te ndare ne disa parti.
Vetevendosja ka sqaruar eurodeputetet se klasa politike pas luftes e me tej e ka keqqeverisur Kosoven.
Theks i vecante u vu ne ceshtjen e sovranitetit te plote qe i mungon Kosoves dhe zhvillimit te mirefillte ekonomik te vendit i cili duhet bazuar ne prodhim.

Nga ana e tyre eurodeputetet Von Sydoe dhe Lunacek percollen deshiren e institucioneve Europiane qe keto zgjedhje te jene te drejta dhe te zhvillohen ne menyre te ndershme.
Ata siguruan se disa grupe monitoruese perfshire ketu edhe nje grup prej 7 deputetesh Europiane do te jene ne Kosove gjate periudhes se zgjedhjeve per te ndjekur mbarevajtjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›