Vetevriten dy te rinj, dyshohet depresioni
Nje 30-vjecar ka rene dje nga lartesia e nje pallati katerkatesh ne Durres ne rrethana akoma te pazbardhura per policine. Sipas te dhenave te para, behet fjale per Gentian Tosken, 30 vjec, me origjine nga qyteti i Beratit. Policia tha se identiteti i tij u saktesua nga certifikata qe mbante ne xhep dhe qe eshte leshuar nga rajoni numer 3 ne kryeqytet, ku mendohet se banonte i riu. Deshmitaret kane treguar se 30-vjecari eshte ngjitur me vrap ne katin e katert te nje pallati prane spitalit rajonal te Durresit, eshte ngjitur ne parmakun e kafazit te shkalleve dhe eshte leshuar me koke drejt dyshemese. Askush nuk e njihte, ndersa oficeret e policise gjyqesore thane se nuk dihet ende nese i riu ka nje banese dhe nje familje. Pista ne te cilen po zhvillohen hetimet mbetet ajo e nje depresioni qe ka cuar 30-vjecarin drejt vetevrasjes. Nderkohe nje 22-vjecare nga fshati Xhafzotaj, i rrethit te Durresit, nderroi jete mengjesin e djeshem ne spitalin rajonal te Durresit, pas gati 12 oresh lufte me vdekjen. Vajza me iniciale L.A., ka vdekur rreth ores 09:20 te paradites. Ajo ishte sjelle mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne repartin e urgjences dhe, sipas mjekeve, gjendja e saj shendetesore ishte teper e rende. Nga hetimet e para rezultoi se vdekja e vajzes se re ka ardhur si pasoje e perdorimit te lendeve helmuese, te cilat mendohet se i ka konsumuar ne kushtet e depresionit. Por akti i ekspertimit do te percaktoje shkakun e vdekjes, pasi, sipas disa eksperteve, nje tjeter piste e mundshme eshte ajo e nje vdekjeje natyrale nga nje atak kardiak.
K.J