E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëvritet 50 vjeçari/ Tiranë, viktima humbi jetën pasi u hodh nga lartësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Edi Roboçi ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati. Më parë ka qenë i punësuar në një kopsht privat. Ditët e fundit ka qenë i papunë.

Roboçi ishte babai i 3 fëmijëve, teksa mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por pritet që policia të dalë me një njoftim./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›