Vetevritet gardiania e Burgut te Kosoves

Gruaja nuk ka zgjedhur armen e sherbimit te saj per aktin e veteflijimit, por ate te te shoqit, i cili punon si gardian ne Burgun e Peqinit.
Ka qene ora 19:20 e se premtes, kur Myzejene Xheka, 48 vjece, me nje plumb ne goje i ka dhene fund jetes se saj.
Duket se gruaja, nene e tre femijeve, ka zgjedhur momentin kur ka qene vetem per te ndermarre aktin e veteflijimit.
Krisma e vetme e armes ka alarmuar fqinjet, te cilet kane telefonuar femijet e se ndjeres.
Keta te fundit, kur kane hyre ne banese, kane gjetur ne dhomen e gjumit 48-vjecaren te pergjakur dhe prane saj pistoleten, me te cilen ajo kishte kryer vetevrasjen.
Femijet e tmerruar nga skena kane kerkuar ndihme per ta transportuar ne spital, por cdo gje ka qene e kote, pasi gruaja kishte nderruar jete.