E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Policia bën me dije se  rreth orës 21:00, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›