Vetëvritet, pasi lajmëroi në Twitter

Frederick Eugene Buhl, i njohur si Freddy E, e lajmëroi vetëvrasjen e tij në rrjetin social Twitter, e pas kësaj qëlloi veten me armë zjarri.
Reperi 22 vjeçar kishte publikuar disa fjalë, duke paralajmëruar fundin e jetës së tij. Ai kishte shkruar ''se Zoti po e thërriste të shkojë në shtepi'' dhe se kishte gishtin në këmbëz të pistoletës. Freddy E. ishte i njohur sidomos për programin e tij në You Tube, me titull "Jerk TV". Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi një tjetër këngëtar i ri i muzikës rap, Capital Steez, u vetëvra pasi kishte lënë disa mesazhe lamtumire në Twitter. /Indeksonline/