E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel Te permiresohemi me tej

Sebastian Vettel u shpreh i kënaqur me ditën e provave të lira të Cmimit të Madh të Britanisë së Madhe.

Piloti i Red Bull regjistroi kohën e tretë më të mirë dhe theksoi se ishte e rëndësishme që në sesionin e dytë pista u tha pas shiut të paradites. "Ishte një ditë e mbarë në përgjithësi. Ishte e rëndësishme që xhiruam në pistë të thatë sepse presim që edhe e diela të jetë me diell. Tani duhet të shikojmë se çfarë mund të përmirësojmë", deklaroi Vettel. Gjermani nuk e di ende strategjinë e garës: "Do të vendosim të shtunën për këtë." / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›