Vettel triumfon Alonso le pas Hamilton-in

Ka përfunduar gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Kanadasë, në Montreal, e shtata në kalendarin e kampionatit botëror të automobilizmit.
Fitues ka dalë gjermani Sebastian Vettel, kampion në fuqi i botës dhe kryesuesi aktual i sezonit të sivjetshëm. Piloti i Red Bull u nis nga “pole position” dhe nuk e ka lëshuar për asnjë moment vendin e parë, duke e përfunduar atë si fitues. Në pod, së bashku me gjermanin e skuderisë austriake, akoma më shumë lider i klasifikimit, janë ngjitur edhe Fernando Alonso me Ferrari, i dyti pas një gare spektakolare dhe me parakalime emocionuese ndaj Webber dhe Hamilton, teksa ky i fundit ka përfunduar i treti, edhe pse gjatë gjithë garës ka mbajtur vendin e dytë. Pas treshes së podit ndjekin Webber dhe Rosberg. Zhgënjejnë Massa, i teti, dhe Raikkonen, i nënti. Gara e radhës për Formula 1 do të zhvillohet në pistën e “Silverstone”, në Britaninë e Madhe. / Top Channel