E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetvrasje në Notre Dam

Autoritetet në Paris thonë se një shkrimtar dhe aktivist francez i së djathtës ekstreme vrau veten para altarit të Katedrales së Notre Damit.

Zyrtarët thanë se në katedrale ndodheshin rreth 1 mijë e 500 vizitorë, kur 78-vjeçari Dominique Venner vrau veten me revole në kokë, pasi vendosi një letër në altarin e Katedrales.

Nuk u bë menjëherë e qartë përmbajtja e letrës. Megjithatë, në blogun e tij ai shkruante përçart për ligjin e kohëve të fundit që miratoi Franca për martesën mes homoseksualëve dhe për imigracionin nga Afrika.

Katedralja e  Notredamit, një ndërtesë e stilit Gotik, ndodhet në ishull mbi lumin e Senës, dhe ajo është një nga objektet më të vizituara në Paris; çdo vit atë e vizitojnë mbi 13 milionë turistë. Këtë vit Katedralja e Notre Damit mbush 850 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›