E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezët e kuqe të Pashkës ortodokse, Rama ndan foton familjare

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë nesër festën e Pashkës, ku vezët e kuqe janë një simbol kryesor i kësaj feste.

Në prag të kësaj feste kryesore të kalendarit fetar ortodoks,  Kryeministri Edi Rama ndau  foto prej një familjeje të besimit ortodoks ku vezët e kuqe të Pashkës simbolizojnë ditën e shënuar.

Të krishterët në festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarët ortodoksë mbrëmë përkujtuan të Premten e Madhe, duke marrë pjesë në procesionin e Epitafit të shenjtë, një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe për besimtarët e krishterë ortodoksë.

Besimtarët ndezën qirinj dhe u bashkuan në lutje, duke përkujtuar me përkushtim ngjarjet e Pasionit të Krishtit.

Kjo ngjarje përbën një nga kulmet e përgatitjeve shpirtërore të besimtarëve ortodoksë për festën e Pashkës, e cila shënon ringjalljen e Krishtit dhe një moment të rëndësishëm në kalendarin liturgjik.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›