E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi, faqet online të ministrive, me statistika të vitit 2010

TIRANE- Nëse dëshironi të in formoheni mbi të dhënat e fundit statistikore, faqet online të ministrive nuk janë ato të duhurat. Në fakt duket se ato nuk janë përditësuar prej vitesh, ndërsa ato pak të dhëna që mund të gjesh u përkasin viteve 1995-2005. Rrallë mund të arrish të informohesh për raporte të vitit 2010, të cilat gjithsesi mbeten shumë të vjetruara nëse marrim parasysh faktin se u përkasin tri viteve të mëparshme. "Gazeta Shqiptare" ka bërë një vëzhgim nëpër këto faqe, ndërsa rezultati është i qartë: Mos kërko të dhëna të rinovuara, të paktën për tri vitet e fundit. Nuk po flasim për studime, që kërkojnë kohë dhe shpenzime, por për të dhëna apo raporte të përvitshme që mund të nxirren shumë lehtë pa harxhuar asnjë prej gjërave të mësipërme. Ndoshta ato edhe mund të ekzistojnë pranë dikastereve përkatëse, e nëse është kështu, nuk arrijmë të kuptojmë se cili është qëllimi i mospublikimit të tyre.
Fokusi
Në fokus të vëzhgimit të "GSH" kanë qenë disa prej faqeve online të ministrive, si ajo e Shëndetësisë, e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, por edhe vetë faqja e Institutit të Statistikave. Kështu, të informohesh online mbi vdekshmërinë amtare e foshnjore, aktivitetin e konsultorit të gruas, sëmundshmërinë spitalore, shkaqet e vdekshmërisë, incidencën e sëmundjeve infektive, tregues të mbulesës vaksinale e shumë çështje të tjera të shëndetit publik në web-in e Ministrisë së Shëndetësisë është e pamundur. 
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›