E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victor Valdes Dua sfida te reja

Victor Valdes do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona dhe në një intervistë për revistën angleze ‘Four Four Two’ theksoi se i pëlqen kampionati anglez.

“Premier League është një nga kampionatet që më pëlqen. E godasin shumë portën. Publiku i respekton shumë futbollistët dhe duartrokasin për një ndërhyrje të saktë. Kjo gjë në Spanjë nuk ndodh”, deklaroi portieri i katalanasve.

Gjithsesi, Valdes lë hapur mundësinë edhe për transferimin në një kampionat tjetër përveç atij anglez.

“Dua të provoj një kulturë të re dhe sfidë të re. Tek Barcelona kam kaluar një periudhë të shkëlqyer, por ka ardhur koha të ndryshoj”, tha portieri spanjoll.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›