E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Atletja e 4 vjeçarit ngelet poshtë makinës/ Dalim pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti në Elbasan

Një 26 vjeçar me iniciale A.S teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Golf” ka përplasur një fëmijë 4 vjeç në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e të riut në komisariat, ndërsa kanë dalë edhe pamjet e para nga vendi i aksidentit.

Siç shihet edhe nga video, atletja e vogëlushit ka mbetur poshtë makinës.

I mituri, ndodhet në spital dhe sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, pas aksidentit banorët e zonës kanë ndaluar shoferin dhe e kanë rrahur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›