E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Grida Duma jep dorëheqjen si deputete/ Gjekmarkaj dhe Açka “shpërthejnë” në lot

Grida Duma lajmëroi sot se dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në daljen për media, Duma tha se bëi gjënë e duhur për veten, partinë dhe demokratët.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para, “, tha Duma.

Largimin e Dumës, duket se kolegët e saj nuk e kanë pritur mirë.

Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihet Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka, të cilët kanë qenë të pranishëm në sallën ku Duma mbajti konferencën për media, kanë “shpërthyer” në lot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›