E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Ndërpritet energjia në Kuvend/ Zbardhet shkaku, ndërpritet seanca

Seanca e sotme plenare, ashtu siç pritej ka nisur me  incidente.

Fillimisht kanë qenë disa deputetë te opozitës, ata të cilët kane tentuar të hyjnë në mjediset e brendshme te kuvendit, ndonëse janë të përjashtuar për 10 ditë.

Në nisje të fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, në sallë është ndërprerë energjia elektrike.

Transmetimi live në Kuvend u ndërpre, ndërsa kanë qenë deputetët e pranishëm në seancë ata të cilët kanë “ndriçuar” ambientin me blicat e telefonave.

Sipas Kuvendit, seanca u ndërpre pasi u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë  në sallën e seancave plenare.

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë seancën per disa minuta, deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›