E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Policia zbulon dhomën e torturave/ Ja bodrumi ku rusët torturonin ukrainasit

Policia e Ukrainës ka zbuluar një bodrum, e cila shërbente si dhomë torturash në fshatin Pisky-Radkivskyi në Kharkiv, të çliruar  tashmë nga forcat ukrainase.

Në kushte çnjerëzore, ambiente me lagështirë dhe të rrënuara rusët kanë rrahuar dhe keqtrajtuar shtetasit ukrainas.

Këtë gjë e ka deklaruar policia e Ukrainës në faqen zyrtare të Facebook-ut, ku edhe ka publikuar një video.

“Pushtuesit rusë lanë pas shtëpi të grabitura dhe rrënoja,  një shenjë dalluese e “paqes ruse”. Dhe në shtëpitë ku ata jetonin, në dyert ishte e shënuar shkronja ‘Z’ ”, tha në një deklaratë policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›