E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Rama ndan pamjet me zhvillimin e Tiranës: Është një derë e hapur për të gjithë, shohim me kurajo përpara

Kur na ndajnë më pak se një javë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një videomesazh, ku kryefjala është Tirana.

Gjatë videos, tregohet Tirana si qytet i ëndrrave dhe mundësive të mëdha, me sy nga e ardhmja.

Pamjet e kryeqytetit, që kur dita agon e deri në mbrëmje, janë përditshmëria e qytetarëve që jetojnë në Tiranë.

Kujtojmë se dje Kryeministri Rama, ka zgjedhur Lezhën për të përmbyllur turin për fushatën e 14 majit.

Kryesocialisti ka përdorur vizionin dhe programin e Partisë Socialiste, si të vetmen alternativë për qytetarët në fletën e votimit.

Edhe në spotin elektoral, Rama ka përdorur pothuajse të njëjtën retorikë për kundërshtarët e tij politik, dyshen Berisha-Meta.

Në shumë raste, Rama përdori etiketime të ndryshme për çiftin opozitar, si “Salike”, “Zorrë qorre”.

Rama është shprehur se nuk ka sesi të votohet një politikan i shpallur ‘Non Grata’, i cili as në fletën e votimit nuk është.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›