E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Rënie gurësh/ Bllokohet një korsi në aksin Librazhd-Prrenjas, vështirësohet qarkullimi

Një korsi e aksit Librazhd-Prrenjas  është bllokuar si pasojë e rënies së gurëve.

Gurët kanë rënë në vendin e quajtur kthesa e Nogut në afërsi të fshatit Hotolisht.

Nga bllokimi i korisisë është krijuar rradhë e gjatë automjetesh dhe vështirësi në qarkullim.

Siç duket në pamje policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për orjentimin e trafikut. Rënia e errësirës e vështirëson akoma më shumë lëvizjen e mjeteve , ndaj kërkohet që drejtuesit të  tregojnë kujdes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›