Video- Vendi nuk gjen qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar drejt një automjeti Audi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.