Video- Zjarr i madh në fabrikën e sfungjerit në Elbasan/ Zjarrëfikëset në vendngjarje, evakuohen punonjësit

Një zjarr i përmasave të mëdha ra mëngjesin e kësaj të enjteje në një fabrikë sfungjeri në Elbasan.
Flakët u përhapen me shpejtësi në të gjithë godinën brenda pak minutave, duke e shkrumbuar atë pothuajse plotësisht.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit “Katund i Ri”. Por krahas dëmeve të shumta materiale u shkaktua dhe ndotje e madhe mjedisore. Kjo pasi e gjithë zona u përfshi nga re të zeza tymi.
Forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimin e flakëve për shkak te materialeve plastike që ndodheshin në fabrikë
Nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi të gjithë punonjësit arritën të dilnin me shpejtësi jashtë.
Elbasan
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.