Video/ Kryeministri Rama publikon detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të DASH

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale videon nga takimi mes tij dhe zyrtarit të Lartë të DASH. Gabriel Escobar. Në këtë takim Rama ka qenë me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali. Më pas Rama i ka treguar zyrën e tij të dërguarit të presidentit Biden.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.