E Martë, 3 Nëntor 2026

Video/ Valë të cunamit godasin Rusinë dhe Japoninë pas tërmetit në Gadishullin Kamchatka

Disa valë cunami goditën Rusinë dhe Japoninë pas një tërmeti të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Gadishullin Kamchatka, me magnitudë 8.8 ballë.

Valë deri në katër metra të larta u regjistruan në lindjen e largët të Rusisë.

Disa persona u plagosën në zonë pas tërmetit.

Në fillim të korrikut, pesë tërmete të forta ndodhën pranë Kamçatkës, më i forti kishte një magnitudë 7.4.

Tërmeti më i madh ishte 20 kilometra i thellë dhe ndodhi 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatsky, i cili ka një popullsi prej 180,000 banorësh.

Një tërmet me magnitudë 9.0 në Kamçatka më 4 nëntor 1952 shkaktoi valë 9.1 metra në Hawaii, duke shkaktuar dëme, por jo viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›