Video dhe foto në “Tetris”
Duke bërë bashkë video dhe foto, me idenë e një ekspozite të përbashkët, dy artistë hapën ekspozitën e tyre të parë në Kosovë. Shkollën dhe dëshirën, njëra për të bërë foto dhe tjetra për të bërë video, e jetësuan në Zelandën e Re. Pikënisja e punëve të Nurhan Qehajës dhe Majlinda Hoxhës janë zhvendosja dhe tëhuajësimi. “Këto aspekte janë të shfaqura para shikuesit në mediume të ndryshme, në atë të fotografisë dhe videos dhe shpalosin këndvështrime të caktuara për sa i përket trajtimit të kësaj teme. Lidhja e këtyre punimeve vjen pikërisht në cilësinë e trajtimit të hapësirës dhe kohës”, ka thënë Vesa Sahatqiu, kuratore e ekspozitës.
Nurhan Qehaja, në këtë ekspozitë na paraqitet me tri video të saja, të cilat dhe në njëfarë mënyre e karakterizojnë stilin e saj të punës artistike.
“Videot kanë filluar sikur një far progresi i fotove të mia, fokusi im në video kur është fjala teknikisht është më tepër në kuadër, e mbaj një kuadër dhe pastaj fokusi bie te një person i cili performon diçka në një hapësirë shumë abstrakte, i kam dy linja, lidhja me hapësirë dhe lidhja tjetër e cila është më tepër rituale e jo performancë”, u shpreh Nurhan Qehaja.
Ndërsa sipas kuratores Sahatqiu, Qehaja fokusohet në inkuadrimin e performances para objektit të videos, të cilat në vete përfshijnë aspekte përsëritjeje në kohë dhe në një strukturë jo narrative.
Në anën tjetër, fotot e Majlinda Hoxhës sipas Sahatçiut, luajnë me kapjen e një momenti tipik statik. Vetë natyra e mediumit të fotografisë ka si cilësi statizimin e një ndodhie dhe kjo është pikërisht ironia se si Hoxha e përdor mediumin e fotografisë, sikurse ajo të ketë fotografuar diçka që është veçse statike.
“Ka disa vite që merrem me një temë psikoanalitike, është shumë e lidhur me memorien dhe me të kaluarën edhe me diçka traumatike apo edhe shumë të mirë që ka ndodhur në jetë dhe që njeriu mundohet ta mbyll në vete, të cilat më vonë paraqitën mirëpo në forma vizuale të ndryshme”, u shpreh Majlinda Hoxha.
“Fotot e Hoxhës në vete përmbajnë një koleksion objektesh, memoriesh dhe imazhesh që artikulojnë në një mënyrë apo tjetër transformimin e të njohurës në të panjohurën”, tha Sahatçiu.
Punimet e Hoxhës dhe të Qehajës janë ekspozuar edhe në Zelandën e Re.
“Me këto punime kam ekspozuar në vendin ku jetoj dhe veproj në Zelandë të re, ndërsa në Prishtinë është ekspozita e parë”, u shpreh Qehaja.
Ndërsa fotot e Hoxhës aktualisht janë duke qëndruar në një muze në Zelandën e Re. “Këto foto i kam ekspozuar në Zelandë të Re në një ekspozitë personale, por janë ekspozuar edhe në ekspozita tjera kolektive, dhe në njërën prej këtyre ekspozitave ende është e shfaqur në formë digjitale puna ime, në muzeun e Zelandës së Re”, u shpreh Hoxha.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 27 të këtij muaji.