E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video e dhunes ne Libi

Studenti i Mjekësisë, Ahmed Abar i dorëzoi një video agjencisë së lajmeve Reuters, të cilën - sic tregoi ai - e kishte gjetur në celularin e një prej besnikëve të kolonel Gedafit, ku duken njerëz më duar të lidhur, që keqtrajtohen prej tyre.

Megjithatë, Reuters nuk mund të verifikojë origjinën e këtyre pamjeve.

Ai punon në spitalin kryesor të Garianit, në Libi. Në vitin e fundit të Stomatologjisë, Ahmed i braktisi studimet në Universitetin e Tripolit dhe me ndihmën e rrjetit të aktivistëve, kundërshtarë të regjimit, nisi të punojë si vullnetar, për t’u ardhur në ndihmë kryengritësve në Malet Perëndimore të Libisë.

Pasi rebelët morën nën kontroll Garianin, javën e kaluar, ai nisi të kurojë luftarët që vinin nga vija e frontit, apo të ndihmonte civilët që plagoseshin gjatë luftimeve.

Abar tregoi se disa here u ka bërë foto të plagosurve dhe shpreson se këto do t’i shërbejnë si prova në të ardhmen, me qëllimin që Muamar Gedafi – siç thotë ai – të gjykohet për krime kundër njerëzimit.

Abar e përshkruan veten, si mjek, luftëtar dhe si gazetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›