E Diel, 1 Nëntor 2026

Video si u grabit argjendaria/ Ja si u morën bizhutë në vlerë 7 mijë euro

Ky është momenti kur dy autoët e grabitjes në Kamëz hyjnë brenda argjendarisë të armatosur me çekiç dhe kallashnikov.

Autorët pasi kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë parë që brenda nuk ndodhej punonjësja, njëri prej tyre ka thyer me çekiç një pjesë të vitrinës ndërsa bashkëpunëtori i tij ka përdorur armën e zjarrit që mbante në duar.

Të pajisur me dy ccanta kta të fundit kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 7 mijë euro nga biznesi që ishte hapur vetëm disa muaj më parë në atë zonë.

Gjithccka ka ndodhur në më pak se një minutë, ashtu sic shihet nga pamjet e sigurisë punonjësja në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banak. Edhe para grupit hetimor punonjësja ka deklaruar se nuk i ka parë autorët pasi ndodhej në pjesën e pasme të argjendarisë.

2 autorët e dyshuar të ngjarjes kanë qenë gjatë gjithë kohës të maskuar dhe me skafanfandër cka ka vështirësuar edhe identifikimin e tyre. Pas grabitjes ata janë larguar me një motorr të cilin e kishin lënë para argjendarisë, përmes rrugës ngjitur me biznesin autorët kanë humbur gjurmët.

Policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët, ndërsa janë sekuestruar kamerat në zonë për të dokumentuar intinerearin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›