E Diel, 1 Nëntor 2026

Videokonferenca midis udhëheqësve europianë me Trump dhe Zelenskyn, Von der Leyen: Patëm diskutime pozitive me presidetin amerikan

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen pas videokonferencës së zhvilluar me udhëheqës të Europës,  Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump tha se diskutimet ishin pozitive.“Patëm diskutime pozitive me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në X.

Ajo gjithashtu theksoi se përpara samitit të së premtes në Alaska, ‘Europa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë forcuar terrenin e përbashkët për Ukrainën.

“Ne do të mbetemi në koordinim të ngushtë, askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›