Vidhet kablli i postes, bllokohen telefonat dhe interneti
LUSHNJE - Disa persona te paidentifikuar kane vjedhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne dalje te qytetit te Lushnjes, rreth 2 km ne autostraden e re, kabllin e postes. Veprimi i kryer nga personat ka paralizuar sherbimin telefonik dhe ate te internetit ne disa zona te dy qyteteve, ate te Lushnjes dhe te Fierit. Uniformat blu te qytetit te Lushnjes jane informuar pak kohe me pas per ate qe kishte ndodhur. Me te marre njoftimin, policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe nisi menjehere veprimet per hetimin dhe zbulimin e personave qe kishin kryer vjedhjen. Sipas eksperteve te policise, agjentet antikrim jane vene ne kerkim te vjedhesve te kabllos. Po sipas tyre demi eshte i madh, pasi edhe