E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet sinjalistika e rruges se kombit

Autostrada Kalimash-Kukës-Morin është kthyer në një mundësi të mirë përfitimi nga abuzuesit e shumtë të cilët po shfrytëzojnë grabitjen e trafikndarëseve për t’i shitur.

Ditëve të fundit janë shtuar së tepërmi rastet e tilla kur gjatë natës, pjesët metalike zhduken. Per shkak te vjedhjeve sinjalistika rrugore eshte drejt zhdukjes, ndersa jane duke u hequr edhe barierat anesore te rruges. Policia ka shtuar levizjen ne kete aks por pa sukses sepse vijon heqja e trafikndaresve.

Ne disa raste ato jane hequr qellimisht edhe nga banoret e zones qe kane hapur rruge-kalime nga njeri krah i rruges tek tjetri, duke lehtesuar levizjen e tyre por duke u bere objekt i aksidenteve te shtuara ne kete aks ndertuar veten 4 vite me pare.

Mungesa e nenkalimeve dhe mbikalime, defekte keto qe ne projektimin e rruges ka ndikuar ne shtimin e ketij fenomeni. Ne keto rruge kalime ilegale kane humbur jeten 6 persona ne aksidente te ndryshem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›