E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin naften e kompanive celulare, tre ne pranga

Tre te rinj te dyshuar si grabites te sasive te konsiderueshme te karburantit, ne pikat e antenave te kompanive celulare ne zonen e Gjirokastres, jane ndaluar diten e djeshme nga policia vendore. Burime zyrtare deklaruan se vune ne pranga te dyshuarit, Nerid Ahmeti, 22-vjec, Venito Ahmeti, 18-vjec dhe Ilirian Puci, 18-vjec, banues ne Mashkullore, ndersa gjate oreve te vona te nates, me automjetin tip furgon "Benz Mercedes", me targa Gj 56 77 A, prone e babait te Nerid Ahmetit, qe ia kishte marre pa leje, kane shkuar ne vendin e quajtur "Qafa e Kocikut" ne Ballaban te Permetit.

"Aty, keta shtetas kane vjedhur baterine dhe rreth 700 litra nafte te gjeneratorit te antenes se nje kompanie celulare", tha zedhenesi Gentian Mullai. Mesohet se te rinjte jane kapur ne vendin e quajtur "Ura e Leklit ", ne rrugen kombetare Gjirokaster-Permet. Po keshtu ata dyshohen se me 11 janar 2009 kane vjedhur karburant, tek nje tjeter antene ne fshatin Picar, ndersa ne cilesine e proves materiale u zbuluan edhe 120 litra nafte.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›