Vidhnin ne shkolla pranga tre personave ne ndjekje penale tre te mitur
Tre persona jane vene ne prangat e policise se kryeqytetit dhe tre te mitur ndiqen ne gjendje te lire per shkak te moshes te akuzuar per nje sere vjedhjesh. Sipas policise te arrestuarit jane dy te miturit me inicialet L. R. 16 vjec dhe E. S. 14 vjec si dhe shtetasi Bashkim Korja 42 vjec i cili akuzohet per fshehje te provave materiale. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Bashkim Korja policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sere materialesh te vjedhura kryesisht laptop. Blute bejne me dije se grupi kriminal kishin objektiv vjedhjet e qendrave arsimore dhe qytetareve ne kohe e vende te ndryshme ne kryeqytet. Nderkohe filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shkak te moshes ne ngarkim te shtetasve G. P. 13 vjec banues ne Bathore Tirane D. Gj. 15 vjec banues ne Bathore Tirane F. M. 14 vjec banues ne Bathore Tirane Ndalimi dhe procedimi penal i tyre filloi se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen se jane autor te vjedhjeve te disa shkollave. Po ashtu gjate hetimit u konkludua se keta shtetas kane vjedhur edhe nje sere banesash. Burime nga policia theksojne se ky grup kriminal dyshohet se ka kryer nje sere vjedhjesh kohe me pare te pa evidentuara nga Policia per shkak te mos denoncimit te personave te demtuar. Pas nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ne banesen e shtetasit Bashkim Kotarja ne cilesine e proves materiale u gjeten dhe u sekuestruan nje srere kompiutera lap-top tip Fujitsu Toshiba dhe Compaq dy adoptore per kompjutera laptop nje tip Dell dhe nje tip Toshiba. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te vjedhjes dhe Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes
Lista e vjedhjeveShkollat
- Me date 12 maj 2011 ne fshatin Zall-Mner dyshohet se kane vjedhur me thyerje duke marre nje sere sendesh ne shkollen Sulejman Elezi.
- Me dt 13.05.2011 ne rrugen Gjergj Legisi kane vjedhur me thyerje ku kane marre disa kompjutera laptop dhe videoprojektor ne shkollen e re Laprake.
- Me date 28.05.2011 ne Bulevardin Bajram Curri kane vjedhur me thyerje ku kane marre disa kompjutera laptop ne shkollen Vasil Shanto.
- Me dt 13 qershor 2011 ne rrugen Qemal Stafa kane vjedhur me thyerje shkollenFan Noli ku kane marre nje shume prej 250 000 leke
- Me date 15 qershor 2011 ne rrugen Frosina Plaku kane vjedhur me thyerje ku kane marre disa kompiutera lap-top ne shkollen Gustav Mayer dhe Naim Frasheri.
- Me date 18 qershor 2011 ne Rrugen Bogdani eshte vjedhur me thyerje banesa ne pronesi te nje shtetasi ku kane marre shumen e parave prej 13 000 leke varese dhe dy unaza dhe eshte tentuar te vidhet shkolla Avni Rustemi
- Me dt 27 qershor 2011 ne rrugen Gjergj Legisi kane vjedhur me thyerje ku kane marre tre kompiutera lap-top tip Fujitsu ne shkollen Aleks Buda
- Me dt 01 korrik 2011 ne rrugen Don Bosko dyshohet se kane vjedhur me thyerje ku kane marre tre kompiutera lap-top dhe nje video projektor ne shkollenQazim Turdiu
- Me dt 05 gusht 2011 ne Koder Kamez shkollen Isa Buletini kane vjedhur me thyerje ku kane marre disa kompiutera dhe projektor
- Me dt 08 gusht 2011 ne sheshin Nene Tereza kane vjedhur me thyerje Universitetin Politeknik ku kane marre disa kompiutera
- Me dt 12 shtator 2011 ne rrugen Qemal Stafa ne shkollenFan Noli kane vjedhur me thyerje ku kane marre nje kompiuter lap-top dhe nje video projektor
- Me dt 22.10.2011 ne Rrugen e Barrikadave ne shkollenLidhja e Prizrenit kane vjedhur me thyerje ku kane marre perseri disa kompiutera lap-top dhe nje video projektor.
- Me dt 22 tetor 2011 ne Rrugen e Kavajes ne shkollenAlbania University kane vjedhur me thyerje ku kane marre nje kompiuter desk-top
Banesat e vjedhura
- Me date 19 shkurt 2011 rruga Don Bosko kane vjedhur banesen ne prnesi te nje shtetasi ku kane marre shumen e 2000 Paund
- Me dt.17.04.2011 rruga Gjergj Legisi kan vjedhur me thyerje banesen e nje shtetaseje ku kane marre nje kompiuter desk-top dhe disa telefona celular.
- Ne muajin Maj 2011 ne rrugenLasgush Poradeci ne Tirane kane vjedhur me thyerje shkollen Drita e Diturise ku kane marre disa kompiutera lap-top ky rast eshte evidentuar me dt.15.11.2011 pasi nuk kane bere kallezim drejtuesit e shkolles
- Me dt 26 maj 2011 ne rrugenMine Peza ne Tirane eshte vjedhur agjensia ne pronesi te shtetaseje ku kane marre nje kompiuter lap-top dhe nje shume parash
- Ne muajin Qershor 2011 ne Rrugen e Dibres kane vjedhur me thyerje shkollen Servete Maci ku kane marre 30 000 leke ky rast eshte evidentuar me dt.15.11.2011 pasi nuk kane bere kallezim drejtuesit e shkolles
- Ne muajin Gusht 2011 ne Rrugen Papa Kristo Negovani kane vjedhur me thyerje banesen e nje shtetaseje ku kane marre nje sere kompjuterash lap-top tipHTP ky rast eshte evidentuar me dt.15.11.2011 pasi nuk kane bere kallezim i demtuari