Vidhte kornizat e bronzit në varreza dhe i shiste për skrap, arrestohet 26-vjeçari në Korçë
Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se vidhte kornizat e bronzit në varrezat e qytetit dhe më pas i shiste në pika skrapi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit E.Ç , banues në Korçë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur korniza bronzi në varrezat e qytetit, të cilat më pas i ka shiti në një pikë skrapi.
Policia sekuestroi kornizat e vjedhura në cilësinë e provës materiale, dhe bën me dije nuk është hera e parë që 26-vjeçari kryente një vjedhje të tillë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçe:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të disa kornizave prej bronzi, të ndodhura dy ditët e fundit, në lagjen nr. 14, në varrezat e qytetit të Korçës, organizuan punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, në varrezat e qytetit të Korçës, korniza bronzi (për mbajtjen e fotografive), të cilat më pas i kishte shitur në një pikë skrapi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kornizat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
