E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte në stacione autobusi e biznese në Tiranë, arrestohet 47-vjeçari! Sekuestrohen 600 000 lekë dhe 8200 euro

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Tracking”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet kanë dokumentuar 5 raste të vjedhjeve të kryera prej tij gjatë muajve të fundit, kryesisht në stacione autobusësh dhe në biznese, ku ka vjedhur celularë, portofola dhe shuma parash.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 600 000 lekë, 8200 euro dhe një portofol i vjedhur.

Ndërkohë, në vijim të hetimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga autori i arrestuar.

Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera në qarkun e Tiranës, ku dyshohet se mund të jetë përfshirë 47-vjeçari.

Materialet për veprimet e mëtejshme iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›