E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vigjilja Barça-Bajern, Flik: Bavarezët kërkojnë të dominojnë

Hansi Flik ka dalë sot përpara gazetarëve në vigjilje të ndeshjes mes Barçës dhe Bajernit të Mynihut. Për trajnerin gjerman kjo ndeshje nuk është diçka e re pasi e ka përgatitur një të tillë pak vite më parë kur në stolin  e Bajernit shkatërroi Barçën me shifrat 8-2.

“Fitorja e thellë me Bajernin e arritur përballë Barçës është e shkuara. Në Barcelonë asnjë nuk e kujton më dhe të gjithë më kanë pritur shumë mirë”, tregon Flik.

I pyetur mbi llojin e ndeshjes që e pret përballë Bajernit, Flik pranon se ish-skuadra e tij u imponohet rivaleve. “Është ADN-në e Bajernit që të imponohet në fushën e lojës. Stili i tyre i lojës është dominant dhe këtë stil e aplikojnë përballë të gjitha rivaleve”, tregon Flik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›