E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vatra e zjarrit e regjistruar ditën e sotme (28 shtator) në Kreshpan të Fierit është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Për izolimin e flakëve u angazhuan zjarrfikësit dhe banorët e zonës, ndërsa në operacion u përfshi edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ndërhyri nga ajri.

Aktualisht situata është stabilizuar, por zona vijon të konsiderohet e rrezikshme për shkak të sipërfaqes së djegur dhe vatrave të mbetura.

Forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë natës në terren për të monitoruar zonën dhe për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Ndërkohë, në komisariat janë shoqëruar tre persona, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësinë lidhur me ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›