Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.
Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.
Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.
AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.
/rtsh.al/