Vijojne deklaratat shokuese te Breivik

Deklarat shokuese te Anders Behring Breivik në procesin e tij gjyqësor
vazhdojnë. Gjakftohtesise me te cilen pershkroi dy dite me pare masakren
e te rinjve ne Utoja, njeriu qe trondit Norvegjine me vrasjen e 77
personave, i qendroi edhe ne pohimet e fundit, kur tha se ngjarjet e
korrikut te vjetshem ishin nje akt i vogel barbar, per te parandaluar
nje akt barbar me te madh.
"Ne 22 korrik, une humba gjithshka, familjen, miqte, cdo gje", ka rrefyer 33-vjeçari. "Per kete arsye, dhe e kuptoj humbjen qe i shkaktova te tjereve. Do te doja te kerkoja ndjese per vrasjen apo plagosjen e njerezve te pafajshem nga shperthimi ne Oslo, njerez qe thjesht po kalonin aty prane e nuk kishin asnje lloj lidhje politike", tha Breivik.
Por per Utojen, Brevik nuk ofroi asnje apologji. Edhe pse e pranon vrasjen e 8 personave nga shperthimi i nje autobombe ne afersi te ndertesave qeveritare ne kryeqytet dhe ekzekutimin e 69 pjesemarreve ne nje kamp veror te te rinjve laburiste ne Utoja, Breivik refuzon te marre persiper pergjegjesine penale per aktin e tij, duke insistuar te tregoje se e beri vetem per te mbrojtur vendin e vet nga multikulturalizmi.
Gjyqi i shekullit, siç eshte quajtur ne Norvegji do te percaktoje nese 33-vjecari eshte i afte menderisht, cka do te conte ate prapa hekurave. Ne te kundert, Breivik do te perfundoje ne nje spital psikiatrik.